HomeAktuale

KRYEBASHKIAKU I TIRANËS ERION VELIAJ SHPALLET QYTETAR NDERI I KOMUNËS SË BUJANOCIT

Kuvendi Komunal i Bujanocit në seancën e sotme solemne ka votuar PËR ndarjen e titullit "Qytetar Nderi" i Komunës së Bujanocit kryebashkiakut të T

Ftesë për pjesëmarrje në punëtori “Drejt punësimit”
Për dhjetë vjet numri i nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme në Preshevë dhe Bujanoc është përgjysmuar
Lëvizja për Bujanocin pas marrëveshjes për koalicion paszgjedhor: “Këta për 22 vjet e kanë shkretu dhe zbrazë Bujanocin”

Kuvendi Komunal i Bujanocit në seancën e sotme solemne ka votuar PËR ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” i Komunës së Bujanocit kryebashkiakut të Tiranës z. Erion Veliaj.

Në seancë morën pjesë 23 këshilltarë, dhe të gjithë votuan PËR, pa asnjë KUNDËR dhe asnjë ABSTENIM.

Tani mbetet që Ministria e Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal të jep pëlqim për zyrtarizimin e titullit “Qytetar Nderi”.

Lidhur me shpalljen nderi të Veliajt opinionit përmes Facebookut iu drejtuan udhëheqësit e komunës.

Postimi i kryetarit të komunês, Nagip Arifi;

Kryebashkiaku i Tiranës z. Erion Veliaj nga sot është “Qytetar Nderi” i komunës së Bujanocit. Ky vendim mori aprovimin e 23 këshiltarëve shqiptarë të Kuvendit Komunal të Bujanocit në seancën solemne që sot u zhvillua.

Erion Veliaj ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për qytetarët tanë dhe duke qenë edhe kryetar i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon ai ka lidhur komunën tonë me gjitha komunat shqiptare në rajon.

Së fundi, ai ndau edhe fondin prej 550.000 eurove për ndërtimin e palestrës sportive në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Postimi i kryetarit të KK, Enver Ramadani:

Të nderuar këshilltarë,

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit!

Sot, Bujanoci dhe Tirana po kurorëzojnë një lidhje të veçant, me që, ato kanë nisur një rrugëtim tejet të sinqert muaj më parë. Kjo lidhje, po mundësohet fal vullnetit të mirë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, i cili po trajton edhe problemet tona. Ai çdo ditë e më shumë po i ofrohet qytetarëve tanë në formë tejet praktike, derisa qytetarët tanë, në vazhdimësi  po rrisin respektin për të.

Duke patur  parasysh gatishmërinë  e tij për të përmirësuar situatën ekonomike në komunën tonë, bashkëpunimin e pakushtëzuar në të gjitha fushat; arsim, kulturë, rini dhe inovacion,  e para se gjithash mbështetjen e madhe financiare  për ndërtimin e palestrës sportive të Shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, kjo e bënë të denjtë, që ai te jetë bashkëqytetari ynë.

Marrë për bazë, që kryeqyteti Tirana, në drejtimin e kryetarit Veliaj, më vitin 2023 ka qenë, qyteti europian i sportit, ndërsa në vitin 2024, kryeson presidencën e B 40, rrjetit më të madh të Bashkive të Ballkanit, derisa në  vitin 2025, Tirana, do të jetë kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut, si një testament i bashkëjetesës së kulturave dhe feveve të ndryshme, janë argumente të mjaftueshme ndërlidhëse, të bashkëpunimit në mes të Bujanocit dhe Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj ka bërë një hap tejet të rëndësishëm për fëmijët tanë, po ua bënë ëndrrën realitet, duke mbështetur në tërësi, projektin e ngritjes së palestrës sportive në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, në vlerë prej 550 mijë eurove, duke treguar bashkëpunimin dhe gatishmërinë që të mbështes komunën tonë në forma të drejtëpërdrejta.

Duke nderuar personalitetet e profilit të lartë siç është z.Erion Veliaj, Ne i ndërlidhim ata edhe më shumë, edhe më fortë me qytetin dhe bashkëqytetarët tanë.

Nga e gjithë kjo që u tha më lartë, për z. Veliaj, që në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit komunal të komunës së Bujanocit, kam nderin dhe kënaqësinem që t’i propozojë, Kuvendit komunal të Bujanocit që të shpallë për „Qytetar Nderi” z. Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës të Republikës së Shqiprisë.

Me respekt

Kryetar i Kuvendit

Enver Ramadani

 

COMMENTS