HomeNë fokus

Bislimi pret nê takim deputetin Kamberi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim deputetin popullor, Shaip Kamberi. Për temat e bisedës në ta

Merr miratimin ” Pako emergjente Presheva 2020 “
Vendosja e flamurit dhe mesazhi urues nga kryetari Nagip Arifi
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Zoran Xhinxhiq-  Duhet të besojmë te vetja (pjesa 32)

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim deputetin popullor, Shaip Kamberi.

Për temat e bisedës në takim, përmes Facebookut është shprehur vet Bislimi.

Postimi i tij:

Me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, diskutuam mbi zhvillimet aktuale me theks të veçantë në pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët tanë.

Përkushtimi dhe angazhimi i qeverisë vijon të jetë produktiv edhe gjatë këtij viti ku kemi ndarë 3 milionë euro për Luginën, mbështetje financiare kjo më e madhe për 50%, një milion më shumë sesa viti 2023, me qëllim mbështetjen e pakusht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave, kulturës e gjuhës.

COMMENTS