HomePolitikë

Koalicioni me bartës Shaip Kamberin dorëzon listën në KRZ

Koaliconi i partive politike shqiptare me bartës Shaip Kamberin, ka dorëzuar listën në KRZ për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit. Sekretar

Në Preshevë përmbyllet manifestimi”Ditët e mërgatës”
Lutfiu një vit nën drejtimin e KKSH-së
Ramadani takohet me shefin e OSBE-së në Beograd

Koaliconi i partive politike shqiptare me bartës Shaip Kamberin, ka dorëzuar listën në KRZ për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit.

Sekretari organizativ i PVD-së, Rahim Salihi, me këtë rast pëmes Facebookut ka shpërndarë këtë postim:

Beteja vazhdon

Koalicioni i partive politike shqiptare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar, i përkrahur nga Aleanca për Luginën, ka dorëzuar sonte në Komisionin Republikan Zgjedhor, Listën zgjedhore “Beteja poltike e shqiptarve vazhdon – Shaip Kamberi”.

Beteja politike e shqiptarve për të mbrojtur e avancuar, ruajtur e kultivuar, të drejtat e shqiptarve të Luginës kërkon unifikim të mbrendshëm e koordinim të ngushtë.

Kërkon marrëveshje e dakordim rreth konceptit politik para numrave.

Kërkon përvojë të dëshmuar politike. Vullnet e energji për të qëndruar me vendosmëri në insistimin politik për demokraci e barazi.

Shumica e partive politike në Luginë zgjodhën të vazhdojnë betejën e përbashkët politike, tejkaluan mospajtimet dhe u dakorduan që koncepti jonë i përbashkët të mbetet përtej dallimeve tona të ndara.

Shpreh faleminderim për çdo qytetar e aktivist politik që përkrahën dhe mbështetën betejën tonë politike.

Nga nesër derë më derë për të shtrirë e prezentuar konceptin tonë politik dhe për të siguruar mbështetje popullore, mbipartiake, për listën tonë të përbashkët.

Koordinimi e bashkërendimi le të mbeten vyrtete tona të veçanta e parlamenti le të vazhdojë të jetë vendi ku do të vazhdojmë betejën tonë politike.

COMMENTS