HomeNë fokus

Krizë brenda koalicionit lokal në Bujanoc, dështon seanca e Këshillit Komunal

Seanca e sotme e Këshillit Komunal në Bujanoc, nuk është zhvilluar në mungesë kuorumi. Në sallë janë paraqitur vetëm anëtarët e Partisë Demokra

Nuk kalon kërkesa e KSHL-së për rivotim në Tërrnoc (dokument)
Pajaziti kërkon mobilizim të plotë në parti: ” Erdhi koha ta kërkoni hakun që ju takon “
Nënshkruhet kontrata për vendosjen e kamerave të sigurisë në deponinë e qytetit

Seanca e sotme e Këshillit Komunal në Bujanoc, nuk është zhvilluar në mungesë kuorumi.

Në sallë janë paraqitur vetëm anëtarët e Partisë Demokratike por jo edhe partnerët e koalicionit nga Partia për Veprim Demokratik dhe Lëvizja e Progresit Demokratik.

Kryetari i komunës, njëkohësisht dhe kryetar i PD-së, Nagip Arifi, mungesën e partnerëve citohet ta ketë quajtur shantazh politik që ka lidhje me zgjedhjet parlamentare.

Arifi ka shtuar se “ me shantazhe nuk do t’ja dalin dhe se komuna do të funksionojë në interes të qytetarëve”.

COMMENTS