HomeAktuale

Rrugëtimi i një simboli: Nga Air Albania stadium deri tek muzeu i Komandant Lleshit

Grupi i tifozëve nga Bujanoci në krye me Kushtrim Asllanin sot i kanë dhuruar Levent Qazimit simbolin e babait të tij, Ridvan Qazimit, i cili valv

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Destabilizimi zhvendoset në jug të Serbisë (pjesa 10)
APN me ftesë publike: Të bëhemi bashkë si në 2020-ën
Shpallen rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shqiptarët me një mandat

Grupi i tifozëve nga Bujanoci në krye me Kushtrim Asllanin sot i kanë dhuruar Levent Qazimit simbolin e babait të tij, Ridvan Qazimit, i cili valvitej në stadiumin Air Albania në ndeshjen e Kombëtares me Çekinë.

Duke i falenderuar për këtë gjest, Qazimi është shprehur se ky simbol tash e tutje do të bëhet pjesë e muzeut të Komandant Lleshit në Tërnoc.

Postimi i Levent Qazimit:

Sot pranova simbolin me figurën e Komandant Lleshit, vepër kjo e tifozëve të Kombëtares nga Bujanoci në krye me Kushtrim Asllanin.

Në ndeshjen historike me Çekinë, ky simbol valvitej në Air Albania stadium, ndërsa këta djelmosha të mrekullueshëm sot ma dhuruan dhe i njejti do të zë vendin e merituar në muzeun e Komandantit në Tërnoc.

Faleminderit që të gjithëve për nderin dhe rrespektin e treguar!

 

COMMENTS