Pajaziti: Një babagjysh i keq

HomeAktuale

Pajaziti: Një babagjysh i keq

  Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka reaguar ndaj postimit te fundit të kryetarit të KKSH, Ragmi Mustafi.

Arifi nis turneun në Zvicër, takime me diasporën
Ndahen kontratat për energji efektive
Arifi dhe Musliu për homazhe nê Prekaz

 

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka reaguar ndaj postimit te fundit të kryetarit të KKSH, Ragmi Mustafi.

Postimi i Pajazitit:

Një babagjysh i keq

Aq bukur i thur fjalitë, sa që mes fjalësh përshkruan vetveten. Nga gabimi që bëri, veçse të distancohet e të kërkojë falje, ai nxitë e propagandon mes shqiptarësh se të gjithë ata të pakënaqurit e akteve të tij keqpërdoruese e keqmenaxhuese, janë sejmenë të progresistëve të Serbisë.

Ky nuk e kupton as vetveten! Ai vuan nga viktimizimi, e shpesh tregon se papërmbajtshmërinë e ka ves të keq.

Tani, populli e dinë, dhe po flet për figurën e tij përçarëse, keqmenaxhuese, keqpërdoruese, shantazhuese e propaganduese. Është bërë simbol i ditëve të festave të fundvitit. Jo si një babagjysh i mirë që sjell dhurata, por si një babagjysh i keq, që destinon dhuratat e popullit tek një grupacion, që favorizon dhe brohoret për të. Edhe kur e dinë që e ka gabim!

Vërtetë nga një këndvështrim tjetër, është e padrejtë që populli t’ia vë gishtin vetëm babagjyshit të keq, sepse ai ka vepruar siç kanë bërë ndërvite paraardhësit e tij. Siç fshihet pas perdeve, babagjyshi tjetër, që në pikë të pandemisë, dinte aq mirë të fshihej pas blerjes së një autoambulance, me ndihmat për popullit, duke e bërë si një dhuratë për të. Në fakt mes veprës së tij, thurte aq bukur edhe ai, vjedhje të dukshme të ndihmave.

Po, a vidhet në ndihma?

Çmendurisë i është vënë kapaku. Partia për Veprim Demagogjik, ashtu siç njihet në popullin tonë të përvuajtur, të diskriminuar, e shkelur, ka ditur gjithnjë të viktimizohet prapa hajnisë, keqpërdorimit e keqmenaxhimit të parasë publike. Të veshur nën petkun e patriotizmit, që veç për patriotë s’janë shquar, mashtronin e gënjenin edhe për qindarkën e fundit, të destinuar për popullin.

Kanë vjedhur shumë! Aq shumë saqë sot, po me ato para dëshirojnë ta shuajnë zërin kritik. E po qe se i kundërshton, vishesh nën petkun e sejmenëve të Vuçiqit. Gjersa, bashkëpunëtorët më të mirë, e më besnikë të këtij të fundit, janë ata që mes shqiptarësh, denigrojnë e varfërojnë.

Në fund të fundit, besoj se fuqia e një politikani nuk janë paratë, është populli. Po qe se një politikan humbet pëlqimin në popull, edhe po ta kishte pasurinë e tërë botës nuk e rikthen veten aty ku ishte.p

COMMENTS