HomeNë fokus

I arrestuari në Bujanoc është nga Podujeva?

Pjesëtarët e forcave të kordinuara të policisë serbe kanë arrestuar sonte në Bujanoc një person tek i cili është gjetur një sasi e konsiderueshme

Planifikimi i buxhetit në Preshevë, takim me bujqit dhe bizneset
Vizitë muzeut dhe „gurëve të buajve“
Mbyllen “Ditët e Komedisë Shqiptare”

Pjesëtarët e forcave të kordinuara të policisë serbe kanë arrestuar sonte në Bujanoc një person tek i cili është gjetur një sasi e konsiderueshme armatimi.

Ngjarja nga ndodhur në parkingun e kompleksit hotelierik Rozafa në Bujanoc.

Dëshmitarët okularë i kanë thënë FOLonline se personi i arrestuar është nga Podujeva e Kosovës.

Bëhet fjalë për një burrë rreth të pesëdhjetave i cili po ngiste një veturë BMV me tabela të Norvegjisë.

Të njejtat burime kanë pohuar për FOLonline se aksioni policor ka zgjatur midis orës 18:00-20:00.

Si pasojë e prezencës së shtuar të forcave policore në parkingun e hotelit Rozafa një numër i madh i mysafirëve janë kthyer mbrapsht.

COMMENTS