HomeAktuale

MUSTAFI: KONTESTIMIT TË NUMRIT SHQIPTARËVE PO I VIE FUNDI

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka komentuar fundin e procesit të regjistrimit të popullsisë. Ky është pronocimi i tij n

Analiza e redaktorit: Beteja e brendshme e PVD-së
Bujanoci së shpejti rishikon buxhetin e vitit 2024
Fitore për tre pikë të reja

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka komentuar fundin e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Ky është pronocimi i tij në Facebook:

KONTESTIMIT TË NUMRIT SHQIPTARËVE PO I VIE FUNDI

🇦🇱 Me regjistrimin e rreth 100 mijë shqiptarëve në Serbi është përgjigjja ndaj qasjes diskriminuese e pasivizimit të adresave.

Sipas vlerësimit të rezultateve preliminare:

Në komunën e Preshevës janë regjistruar gjithsej 59. 024 qytetarë, prej të cilëve vlerësojmë rreth 57.000 shqiptar. Janë regjistruar 649 qytetar në zonat jo shqiptare, ndërsa në vendbanimet e përziera përfshirë edhe qytetin Preshevës vlerësohet të jenë rreth 1.372 qytetar jo shqiptar.

Në komunën e Bujanocit janë regjistruar gjithsej 54.498 qytetarë, prej të cilëve vlerësohet rreth 36.712 shqiptar. Janë regjistruar 7.632 në zonat jo shqiptare ndërsa në vendbanimet e përziera përfshirë edhe në qytetin e Bujanocit janë regjistruar 15.012 qytetarë dhe vlerësohet rreth gjysma të jenë shqiptar.

Në komunën e Medvegjës janë regjistruar gjithsej 8. 594 qytetarë, prej të cilëve vlerësohet 2.647 shqiptar. Janë regjistruar 2.522 në zonat jo shqiptare. Në vendbanimet e përziera përfshirë edhe qytetin e Medvegjës janë regjistruar 4.825 qytetarë dhe vlerësohet të jenë rreth 1.400 shqiptar. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar shtyrjen e afatit të regjistrimit në Medvegjë por është refuzuar nga Komisioni lokal i Regjistrimit.

Sipas vlerësimit, në Luginën e Preshevës llogaritet të jenë mbi 96 mijë qytetarë shqiptarë, deri sa priten edhe të dhënat në komunat gjetiu në Serbi.

Shpreh falënderimet për gjithë regjistruesit e instruktorët e gjithë të përfshirëve që punuan në teren.

Falënderoj të gjithë që senzibilizuan opinionin publik për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë.🙏

Ky proces ende nuk ka përfunduar. Përpunimi i të dhënave është sfida e radhës.

COMMENTS