HomeNë fokus

Nagip Arifi pjesëmarrës i festës kombëtare të Gjermanisë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka qenë sot pjesëmarrës i festës së bashkimit të dy Gjermanive e cila u organizua nga ana e ambasadë

Medvegjasit i rikthehen takimeve në vendlindje
Çka u shqyrtua në Këshillin Komunal të Bujanocit ? Komunalia pjesë e tri pikave të rendit të ditës
Kurti i fton në takim politikanët e Luginës

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka qenë sot pjesëmarrës i festës së bashkimit të dy Gjermanive e cila u organizua nga ana e ambasadës së këtij shteti në Serbi.

“Me ftesë të Ambasadores së Republikës së Gjermanisë në Beograd Anke Konrad, mora pjesë në festën e popullit gjerman që shënon 32 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë Lindore me atë Perëndimore.

Një rast i mirë për ta njoftuar ambasadoren Konrad për gjendjen politike, ekonomike e sociale në Bujanoc, dhe njëkohësisht për të shpreh aspiratat që një ditë të jemi të bashkuar në Unionin Europian” ka shkruar Arifi në Facebook.

COMMENTS