HomeNë fokus

Arifi pjesë e Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është bërë pjesë e Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave. Lajmin e bëri të ditur vet Ar

Në xhami vetëm me maska dhe me distancë
Në Muhoc barnatorja një herë në javë
Policia në kërkim të armëve, vetëm në Tërnoc kërkohen rreth 50 sosh

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është bërë pjesë e Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave.

Lajmin e bëri të ditur vet Arifi përmes një njoftimi në Facebook.

Kryetari i Preshëvës u shpreh se ky Parlament ka një rol të rëndësishëm dhe se do të shërbejë që zëri i shqiptarëve të Luginës të dëgjohet edhe përmes kësaj instance.

Postimi i Arifit:

Zyrtarisht pjesë e Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave ✅

Nisur nga rëndësia dhe vizioni që ka ky Parlament, për të adresuar dhe ngritur zërin e sfidave të vendit edhe në nivel global, me mirënjohje të thellë ndaj çdo mbështetësi – pjesëtar të Global Parliament of Mayors, sidomos ndaj Kryetarit të Parlamentit, z.Peter Kurz, zyrtarisht jemi pjesë e Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave.

Në mesin e kryetarëve të: Braga-s së Portugalisë, Pilar – Argjentinë, Monrovia – Liberi, Bristol – Mbretëri e Bashkuar, Mannheim – Gjermani, Hagë – Holandë, e shumë të tjerë;

Do të vazhdoj të promovoj sfidat në vendimmarrje dhe qeverisje lokale edhe përtej kufijve, duke e forcuar gjithmonë bashkëpunimin me përgjegjësi të plotë, me të gjithë ata që për synim e kanë krijimin e kushteve për jetë të sigurtë e në paqe.

Sepse Lugina e Preshevës e meriton, t’i dëgjohet zëri, kudo nëpër botë!

COMMENTS