HomeNë fokus

Drejtuesit e Preshevës takojnë ambasadorin e Sllovenisë

Drejtuesit e institucioneve lokale në Preshevë, kryetari i komunës Shqiprim Arifi dhe ai i Kuvendit Komunal, Sami Salihu, kanë takuar ambasadorin e Sl

Delegacioni nga Lugina përfundon vizitën në SHBA, niset drejt vendlindjes
Reagime në Luginë ndaj deklaratave të ministrit Demo Berisha
Tërrnoci pët të pestën herë në zgjedhje të enjten më 30 qershor

Drejtuesit e institucioneve lokale në Preshevë, kryetari i komunës Shqiprim Arifi dhe ai i Kuvendit Komunal, Sami Salihu, kanë takuar ambasadorin e Sllovenisë në Serbi, Damjan Bergant.

Pas takimit, Arifi ka publikuar këtë postim në Facebook.

🇸🇮 | Sot, bashkë me Kryetarin e Kuvendit z.Sami Salihu, mirëpritëm në vizitë, Ambasadorin e Sllovenisë në Beograd, z.Damjan Bergant.

I njoftuar hollësisht me zhvillimet dhe gjendjen aktuale politike, Ambasadori Bergant, dha mbështetjen e tij ndaj çfarëdolloj procesi që Lugina e Preshevës po kalon.

Fokus i diskutimeve, ishte çështja e pasivizimit të adresave në nivel shtetëror, si shqetësim i madh, për të cilin po lobojmë me thirrjen për ta stopuar këtë lloj diskriminimi anti-njerëzor.

Duke qenë pranë një momenti shumë të rëndësishëm, siç është procesi i regjistrimeve të reja të popullsisë dhe zgjedhjet për të parin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, z.Bergant, na uroi mbarëvajtje me procese të qeta dhe demokratike.

Krahas kësaj, ai u njoftua edhe për projekte të rëndësishme për qytetin, për të cilat morëm zotimin se, Ambasada Sllovene është e gatshme të kontribuojë në përmirësimin e kushteve në çdo sferë.

Mirënjohës për gatishmërinë, në angazhimin për gjetjen e zgjidhjes së problemeve, për një jetë më të mirë!

 

COMMENTS