HomeNë fokus

Sa ka ndikuar dialogu Kosovë-Serbi në përditshmërinë e Luginës?

Dialogu Kosovë-Serbi duhet jo vetëm të dinamizohet nga lehtësuesi Bashkimi Evropian dhe përkrahësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por

Komuna e Bujanocit nën ujë, rrezik për përmbytje masive (foto dhe video)
Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë, takojnë Pajazitin dhe Sinanin
Suspendohen nga puna 4 policë shqiptarë

Dialogu Kosovë-Serbi duhet jo vetëm të dinamizohet nga lehtësuesi Bashkimi Evropian dhe përkrahësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe të jetë më i prekshëm për qytetarët e zakonshëm të të dy vendeve, sidomos tëkomuniteteve joshumicë.

Ky ishte një nga përfundimet kryesore të përbashkëta tëKonferencës Nacionale: “Lugina e Preshevës/Jugu i Serbisë përmes prizmit të marrëveshjeve të Brukselit dhe dialogut”, tëorganizuar në Bujanoc nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.

Panelistët dhe bashkëbiseduesit, Shaip Kamberi, deputet popullor; Radoman Iriq, gazetar shumëvjeçar nga jugu i Serbisë; Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Sllavomir Kostiq, gazetar i portalit “InfoVranjske”; Jeton Ismaili, kryeredaktor i portalit “FOLonline”, si dhe Gëzim Murati, pjesë e shoqërisë civile, pohuan ndër tjerash se është i rëndësishëm zbatimi i marrëveshjeve të firmosura midis Kosovës dhe Serbisënë dialogun e Brukselit, si marrëveshja për njohjen e diplomave universitare. Si shembull i mirë u vlerësuan marrëveshjet për telekomunikacion dhe për menaxhimin e integruar të kufijve, të cilat lehtësojnë përditshmërinë e jetës së qytetarëve.

Disa nga bashkëbiseduesit ngriten çështjen e demonizimit tëidesë së “kompromisit” në dialogun Kosovë-Serbi si diçka negative në vetvete. U konsideru se mediat dhe mjetet e tjera tëkomunikimit masiv duhet ta paraqesin më shumë efikasitetin e marrëveshjeve të arritura dhe nevojën për marrëveshje të reja.

Si përfundim konsensual ishte se komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në veçanti, e rajoni i jugut të Serbisënë përgjithësi, kanë interes nga paqja e qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë.

Konferenca është organizuar me mbështetjen e Fondacionit “Rockfeller Brothers Found”.

COMMENTS