HomePolitikë

Kamberi falenderon për mbështetje Ligën Shqiptaro-Amerikane

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka falenderuar Ligën Shqiptaro-Amerikane për mbështetjen. Postimi i Kamberit:   Pas përfundimit të

Përfaqësues nga Lugina takojnë senatorin amerikan
Taipi largohet nga Skënderbeu
“Ecje në janar në kuadër të Ditêve të Jonuz Musliut “(video)

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka falenderuar Ligën Shqiptaro-Amerikane për mbështetjen.

Postimi i Kamberit:

 

Pas përfundimit të takimeve me liderë politik e institucional shqiptarë në rajon për t’i falenderuar për përkrahjen e tyre jo vetëm për procesin e sigurimit të një zëri shqiptar nga Lugina në Parlament, por edhe ndaj Luginës së Preshevës në përgjithësi, sot, dua të bëjë një falenderim të veçantë!

Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës ish-Kongresistin Amerikan Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi, udhëheqës të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës të regjistruar si lobi në Washington, DC.

LQSHA e përkrahur nga Bordi i Drejtorëve (ku bëjnë pjesë patriotë të vërtetë shqiptaro-amerikanë) e komuniteti ynë në Amerikë, ka mbi dy dekada të angazhimit sistematik për të ngritur çështjen e Luginës së Preshevës në instancat më të larta të SHBA-ve.

Lidhja speciale në mes shqiptarëve në Ballkan dhe Washingtonit është dhe mbetet gurëthemel kyç i kauzës sonë kombëtare e veçanërisht i shpresës reale për zgjidhje të suksesshme të çështjes shqiptare në Luginë.

Bashkë me Ligën Qytetare do ta vazhdojmë misionin tonë historik për shtruar tutje rrugën e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Luginën tonë në miqësi permanente me SHBA-të dhe përkrahjen e tyre përmes miqve të dëshmuar të kombit tonë në kupolen e demokracisë amerikane e botërore, në Kongresin Amerikan!

COMMENTS