HomePolitikë

Kamberi: Formimi i institucioneve të reja të shoqërohet me sanksione ndaj Rusisë

Pas aprovimit të raportit mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, deputeti i rizgjedhur, Shaip Kamberi, ka paraqitur vizionin e tij rreth rrugës

Agjenda: Ditët e Komandant Lleshit
Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet e 3 prillit(video)
KKZ me vendim për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore

Pas aprovimit të raportit mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, deputeti i rizgjedhur, Shaip Kamberi, ka paraqitur vizionin e tij rreth rrugës që do djek gjatë mandatit të tij.

Kamberi ka thënë se do të vazhdohet bashkëpunimi me SDA Sanxhak dhe pakicat tjera rreth mundësisë së formimit të një Grupi Parlamentar ndërsa kërkesat ndaj Qeverisë do të bëhen publike ditëve në vijim.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti Kamberi është shprehur se themelimi i institucioneve të reja në Serbi do duhej shoqëruar me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Postimi i Kamberit:

THEMELIMI I KUVENDIT DHE QEVERISË SË RE TË SERBISË TË SHOQËROHET ME VENDOSJEN E SANKSIONEVE NDAJ RUSISË, NË PËRPUTHJE ME POLITIKËN E JASHTME TË BASHKIMIT EVROPIAN

Sot, Komisioni Republikan Zgjedhor në Beograd ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 3 prillit 2022 në Serbi.

Partia kryesore në pushtet, Partia Progresiste e Serbisë (SNS) e Presidentit Vuçiq do të ketë 120 mandate nga gjithsej 250. Partneri i saj tradicional, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Ivica Daçiqit – 31 mandate.

Subjektet me vokacion të hapur të ekstremit të djathtë tashmë kanë bashkërisht 35 deputetë.

Listat që garuan si pakica kombëtare vetëm 13 deputetë.

Si Koalicion i Shqiptarëve të Luginës jemi në komunikim me ish-partnerin tonë të legjislaturës së kaluar, Partinë e Aksionit Demokratik (SDA) nga Sanxhaku, për ta vazhduar bashkëpunimin dhe për ta zgjeruar me partnerë të tjerë të mundshëm drejt themelimit të një Grupi Parlamentar.

Ditëve në vijim do t’i paraqesim kërkesat tona konkrete për Qeverinë e re të Serbisë.

Siç jemi zotuar, jo për t’u bërë pjesë e koalicionit të ri qeveritar, por si parakusht për ta votuar ose jo kabinetin e ri qeveritar.

Këto kërkesa do t’i bëjmë publike para mbajtjes së seancës plenare.

Themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë së re të Serbisë duhet të shoqërohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Ky vendim është në interes të paqes, demokratizimit, zhvillimit e stabilitetit të vendit dhe rajonit.

COMMENTS