HomeShoqëri

YLLKA IMERI DOKTORE E SHKENCAVE TË GJUHËSISË

Yllka Imeri, 29 vjeçarja nga Tërrnoci, ka marrë titullin  Doktore e Shkencave të Gjuhësisë në Universitetin „St. Kliment Ohridski“, në Sofje të Bu

Arifi: Vitin tjetër dyfishim i mjeteve
Delegacioni nga Lugina takohet me raportuesit e PE për Kosovën dhe Serbinë
Musliu: 20.000 euro nga Shqipëria për shkollën e Konçulit

Yllka Imeri, 29 vjeçarja nga Tërrnoci, ka marrë titullin  Doktore e Shkencave të Gjuhësisë në Universitetin „St. Kliment Ohridski“, në Sofje të Bullgarisë.

Studimet doktorale i përkasin fushës së gjuhësisë në Fonetikë eksperimentale dhe akustike ndërsa vet tema e doktoraturës mbante titullin ” SISTEMI VOKAL NË TË FOLMEN E LUGINËS SË PRESHEVËS”.

Imeri ishte nën udhëheqjen e Prof.dr. Biliana Mihaylova, dhe në mbrojtje kishte: Prof.dr.Rusana Bejleri, Prof.dr. Ekaterina Tarpomanova,Porf. dr.Valter Memishaj, Prof. dr.Adriatik Derjaj dhe Prof. dr. Naser Pajaziti.

Yllka Imeri është ligjëruese e rregullt në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, dhe e angazhuar në UPZ dhe UMIB.

Ajo mban poashtu postin e drejtoreshës për publikime shkencore në Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim në Ulqin të Mal të Zi.

COMMENTS