“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Vranjë, me urdhër të Gjykatës së Lartë në Vranjë, kanë kontrolluar objektin dhe rrethinën e afërt në varrezat shqiptare në qytetin e  Bujanocit dhe kanë gjetur një pushkë automatike në arkivol”, njofton MPB, transmeton FOLonline.

“Në bastisje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Bujanoc.

Sipas urdhërit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, Departamenti në Bujanoc, automatiku do të dërgohet për ekspertizë, pas së cilës prokuroria do të vendosë për kualifikimin e veprës penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.