HomePolitikë

“Dosja-Zgjedhjet në Tërrnoc”: Gjykata mund të vendos deri më 21.05, ora 9:55 ( dokument)

Gjykata Administrative akoma nuk ka vendosur lidhur me ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës ndaj vendimit të Komisionit Republikan Zgje

Sot është “ Dita e romëve”, flamuri në ndërtesën e komunës, pritje dhe urim nga kryetari Pajaziti
Delegacioni nga Lugina pritet të qëndroj në Senatin Amerikan
Enuziazmohet Gent Cakaj, ja çfarë fjalë thotë për marrëveshjen në Bujanoc

Gjykata Administrative akoma nuk ka vendosur lidhur me ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës ndaj vendimit të Komisionit Republikan Zgjedhur për anulimin e zgjedhjeve në Tërrnoc.

Në përgjigjen me shkrim të zëdhënses së kësaj gjykate, Millka Murganiq, pas kërkesës së FOLonline, thuhet se “ankesën e KSHL-së me anë të postës e kanë pranuar më 17.05.2022, kurse përgjigjen dhe dosjen tjetër nga ana e KRZ-së e kanë pranuar më 18.05.2022, në ora 09:55”.

Zëdhënsja e gjykatës rikujton se në bazë të Ligjit, vendimi ndaj ankesës së KSHL-së do të pasojë më së voni deri në 72 orë nga pranimi i ankesës si dhe materialeve tjera në rastin e kësaj lënde.

Duke llogaritur kohën e pranimit të materialeve nga ana e KRZ-së, i bie se vendimi lidhur me ankesën në fjalë mund të pasojë më së voni deri më 21.05.2022, në ora 09:55.

Kujtojmë se deri më tash në çështjen e rivotimit në vendvotimin nr.6 në Tërrnoc, të datës 28 prill, janë sjell dy vendime të ndryshme.

Fillimisht, Komisioni Komunal Zgjedhor i Bujanocit ka refuzuar ankesën e Partisë Socialiste të Serbisë për anulimin e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre.

Më pas, Komisioni Republikan Zgjedhor, si shkallë e dytë, ka pranuar ankesën e SPS-it duke anuluar zgjedhjet në fjalë.

Të pakënaqur ndaj këtij vendimi, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës i ka paraqitur ankesë Gjykatës Administrative duke kërkuar anulimin e tij.

Vendimi i Gjykatës Administrative është përfundimtar kur është në pyetje procesi zgjedhor.

Zëdhënësja e kësaj gjykate i ka thënë FOLonline se vendimi do të publikohet në veb faqen e këtij organi.

COMMENTS