HomeNë fokus

Drejtuesit e Preshevës priten nga ambasadori i OSBE-së

Drejtuesit e komunës së Preshevës, kryetari Shqiprim Arifi dhe kryetari i kuvendit, Sami Salihu, me bashkëpunëtorë, janë pritur sot në selinë e mi

Kamberi me bashkëpunëtorë në vizitë avokuese në Strazburg
Kamberi përmes Mitroviqit sulmon edhe partnerët e koalicionit
Forumi i Gruas së PVD-së në Bujanoc zgjedh organet udhëheqëse

Drejtuesit e komunës së Preshevës, kryetari Shqiprim Arifi dhe kryetari i kuvendit, Sami Salihu, me bashkëpunëtorë, janë pritur sot në selinë e misionit të OSBE-së në Serbi nga ambasadori Jan Braathu.

Lidhur me takimin, faqja zyrtare e komunës në Facebook sjell këtë njoftim:

💼 Takim i dobishëm me përfaqësues të OSBE-së në Beograd.

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi, në shoqërinë e kryetarit të kuvendit Sami Salihu, me bashkëpunëtor, po qëndrojnë në Beograd për të zhvilluar takime të rëndësishme, në kuadër të zbatimit të politikave për bashkëpunime ndërinstitucionale dhe rajonale.

Gjatë ditës u mirëpritën nga misionari i OSBE-së, ambasadori Jan Braathu.

Me qëllim thellimin e bashkëpunimit për çështje dhe probleme të rëndësishme të Luginës së Preshevës, gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe tema diskutimi, për të cilat rikonfirmuan se duhet punë konkrete në realizimin e disa synimeve madhore që janë prioritet i pakompromis.

Ndër të tjera, u trajtua çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, njohja dhe problemi me nostrifikimin e diplomave nga Kosova, çështja e mungesës së teksteve në shkolla, mospërfshirja e shqiptarëve nëpër institucione si dhe problematika të tjera në lidhje me përballjen me diskriminimin sistematik.

Bashkëpunimi me qarqet ndërkombëtare, është në rrugë të mbarë drejt zgjidhjes së problemeve si nevojë imediate për implementim. 🤝🏻

COMMENTS