HomePolitikë

KSHL:Vendimi i KRZ-së i turpshëm dhe politik

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës- KSHL e ka quajtur vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor- KRZ për anulimin e zgjedhjeve në Tërrnoc të turp

Serbia, nuk po e zbaton Marrëveshjen e Konçulit
Kush fitoi dhe humbi në Preshevë?!
Ramizi vulos fitoren e Winterthurit

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës- KSHL e ka quajtur vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor- KRZ për anulimin e zgjedhjeve në Tërrnoc të turpshëm dhe politik, ndërkohë që ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Administrative.

Reagimi i KSHL-së:

Vendimi i KRZ-së i turpshëm dhe politik

Komisioni Republikan Zgjedhor, duke zgjedhur të veprojë në bazë të politikave partiake qendrore e jo në përputhje me Ligjin, sapo votoi për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc.

Arsyetimet krejtësisht politike të përfaqësuesëve të partive politike qendrore edhe njëherë dëshmuan se ata zgjedhin politikën e tyre ditore para rrespektimit të ligjeve në fuqi dhe se definitivisht nuk e duan prezencën e Shqiptarëve në Parlament.

Pavarsisht kësaj, Koalicioni i Shqiptarëve do t’i drejtohet Gjykatës Administrative, si shkallë e fundit e vendosjes.

Vendimi i sotëm i Komisionit Republikan Zgjedhor ishte skajshmërisht në kundërshtim me praktikat e deritanishme të këtij organi prandaj edhe konsiderohet eksluzivisht vendim politik.

Shtabi Zgjedhor

COMMENTS