HomeShoqëri

Arifi takon përfaqësuesit e romëve nga Bujanoci

Me rastin e Ditës Ndëkombëtare të Romëve, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot në zyrën e tij priti komunitetin rom të Bujanocit. "K

Të hënën bie pushteti në Preshevë, formohet koalicion i ri
Sh.K.S.J.: Kërkohet ndalimi i ahengjeve nëpër shtëpitë private
Pamje e frikshme: Bie betoni në qendër të Bujanocit, dikush mund të pësojë rëndë(video

Me rastin e Ditës Ndëkombëtare të Romëve, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot në zyrën e tij priti komunitetin rom të Bujanocit.

“Kryetari Arifi u njoftua rreth kësaj feste nga përfaqësuesit e këtij komuniteti, e cila zyrtarisht daton nga viti 1990, kur në Poloni u mbajt Kongresi i Katërt Botëror i Romëve”, njoftoi faqja zyrtare e komunës në Facebook.

“Përfaqësuesit romë shfrytëzuan rastin ta falemnderojnë kryetarin e komunës së Bujanocit për punët që po kryen në përmirësimin e jetës së qytetarëve romë në Bujanoc.

Nga ana tjetër, kryetari Arifi premtoi se angazhimi i tij do të vazhdojë edhe më tej me projekte tjera, dhe se investimet do të vazhdojnë në gjithë teritorin e komunës së Bujanocit pa dallim etnie, feje apo race.

Kujtojmë, se komuna e Bujanocit ka realizuar disa projekte infrastrukturore në lagjet e banuara me romë, përkrah financiarisht një klub sportiv, shoqatën kulturore dhe organizata jo qeveritare të komunitetit rom”, thuhet në njoftim.

COMMENTS