HomeNë fokus

Arifi pjesëmarrës i “Flakadanit të Karadakut”

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka qenë i pranishëm në Manifestimin Tradicional "Flakadani i Karadakut 2022". "Me ftesë të kryeta

Mustafa dhe Kamberi: Ndaloni gjuhën e uurrejtjes ndaj pakicave në Serbi
Dita e dytë e shpërndarjes së librave: Destinacioni „ M. Kadriu dhe N.Frashëri „
Shpijunllëku në veprim: Kujt po i pengojnë lodrat në parkun e fëmijëve në Tërnoc?

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka qenë i pranishëm në Manifestimin Tradicional “Flakadani i Karadakut 2022”.

“Me ftesë të kryetarit të komunës së Vitisë, z. Sokol Halitit isha i nderuar që të jem i pranishëm në ndezjen e flakadanit për nderë të Nijazi Azemit – Komandant Mjekrra në Manifestimin Tradicional “Flakadani i Karadakut 2022″.

Vepra e Nijazi Azemit që edhe Lugina e Preshevës të jetë e lirë dhe të frymojë shqip, mbetet shembulli më i mirë për liri dhe atdhedashuri.

Ai ra heroikisht në Preshevë për të jetuar në zemrat e çdo shqiptari.

Lavdi jetës së Nijazi Azemit – Komandant Mjekrrës!
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Arifi në Facebook.

COMMENTS