HomePolitikë

Pajaziti: Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës është i pasinqertë

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka thënë se nuk ka sinqeritet në mesin e partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Paj

Pajaziti: Thirrja e PVD-së është përçarëse dhe shantazhuese
Kamberi: Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës t’i qasen më seriozisht Luginës
Mitroviq me Demo Berishën inicojnë takim për pazivizimin, PVD: Nuk pranojmë metoda tinzare pa të zgjedhurit tanë

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka thënë se nuk ka sinqeritet në mesin e partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Pajaziti, përmes Facebookut ka përmendur disa dukuri të cilat, sipas tij, çojnë në një konkludim të saktë të këtij pohimi.

Postimi i Pajazitit:

“PPL”

Sa i sinqertë është koalicioni i “Shqiptarëve të Luginës” e dëshmojnë vet akterët e kësaj marrëveshje. Fushatën e bëjnë ndaras, fotot i publikojnë ndaras, thirrjet për të votuar i bëjnë si të ishin 3 bartës të listës 😂. Kjo tregon mjaftueshëm!

Këta njerëz kanë nënshkruar shumë marrëveshje në të kaluarën, dhe asnjë të vetme deri më sot nuk e kan lënë pa e shkelur.❌

Po e ripërsëris, ata edhe këtë herë u morën vesh për ruajtjen e 3 karrikave, 1 të deputetit, 1 të kryetarit të komunës dhe 1 të zv.kryetarit të komunës.🪑🪑🪑

Mbushja e kutive të votimit këtë herë as mos të shkoje ne mend. 📨

P.S. edhe posterin para komunës e kanë vendos për inati të kryetarit 😂

COMMENTS