HomePolitikë

Pajaziti: Lista e unifikuar për Parlamentaret domosdoshmëri, renditja e kandidatëve sipas kritereve të vitit 2020

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka quajtur të domosdoshme krijimin e listës unike të subjekteve shqiptare për g

Ura e Breznicës që do të lidhë Bujanocin dhe Kamenicën
Arifi: Kërkova garanca ndërkombëtare për procesin e regjistrimit
Ja çka do të financojë Shqipëria në Luginë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka quajtur të domosdoshme krijimin e listës unike të subjekteve shqiptare për garim në zgjedhjet parlamentare.

Sipas Pajazitit, radhitja e kandidatëve në listë duhet të përkojë me forcën politike të secilit subjekt në kuvendet komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kriter ky i përcaktuar në vitin 2020.

Postimi i Pajazitit:

Lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare: A po flasim për fakte apo për emra të përveçëm?

Lista e përbashkët e subjekteve politike shqiptare është domosdoshmëri, ashtu siç ishte edhe në vitin 2020.
Po atë vit u caktuan kriteret për përpilimin e listës duke përfshirë bartësin e saj dhe renditjen komplete.
Të gjithë u dakorduan se bartësi i listës i takon subjektit që ka numrin më të madh të këshilltarëve në Kuvendet Komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Në atë kohë ishte PVD, andaj edhe bartësi i listës i takoi kësaj partie.

Tani rradhitja e forcave politike në këto tre kuvende komunale është kjo:
1. APN-18 këshilltarë (14 në Preshevë, 3 në Bujanoc, 1 në Medvegjë)
2. PVD-16 këshilltarë ( 8 në Bujanoc, 7 në Preshevë, 1 në Medvegjë)
3. PD-11 këshilltarë (10 në Bujanoc, 1 në Medvegjë)
4. PDSH-9 këshilltarë ( të gjithë në Preshevë)
5. LR-5 këshilltarë ( të gjithë në Preshevë)
6. LPD-4 këshilltarë ( të gjithë në Bujanoc)
7. UDSH-2 këshilltarë ( 1 në Preshevë, 1 në Bujanoc)

Çdo bishtërim i këtyre fakteve duke u përpjekur të mbivlerësohen emrat e përveçëm është tendencë për përçarje dhe ndasi të pariparueshme tek faktori politik në Luginë.

Ne nuk kemi asnjë problem dhe nuk jemi kundër që deputeti aktual apo deputetët e tanishëm të jenë në listën e unifikuar, por jemi vetëm për respektim të forcave politike që nënkupton renditje në bazë të numrit të këshilltarëve në kuvendet komunale.

#AlternativaDemokratikeShqiptare
#ShqiptarëteBashkuar

COMMENTS