HomeNë fokus

Ramadani takohet me shefin e OSBE-së në Beograd

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka takuar sot shefin e misionit të OSBE-së në Beograd, Jan Braathu. "Sot pata kënaqës

Fjala e redakatorit: Diplomacia shqiptare ka filluar të bëjë punë të mira për Luginën
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: “Plani i Çoviqit” për zgjidhjen e krizës në Serbinë e Jugut (pjesa 31)
Konkursi i Ministrisë për pakicat, përfitojnë tre organizata shqiptare, dy nga Bujanoci, një nga Presheva (lista)

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka takuar sot shefin e misionit të OSBE-së në Beograd, Jan Braathu.

“Sot pata kënaqësinë të takoj Ambasadorin e OSBE-së në Beograd OSCE Mission to Serbia
z.Jan Braathu, me të cilin diskutuam për situatën në të cilën po ndodhen qytetarët e Luginës së Preshevës.

Diskutuam edhe për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore me theks të veçantë në gjykatë dhe prokurori.

Falënderova Ambasadorin për rrolin dhe përpjekjen e vazhdueshme që po e bën për senzibilizimin e problemit të Luginës së Preshevës.

Bashkëpunimi duhet të vazhdoj me aleatët ndërkombëtare dhe me përpjekje të përbashkëta”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

COMMENTS