HomeNë fokus

Arifi: Të rishikohet vendimi për hyrjen në Kosovë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i ka shkruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë rreth masave sht

PVD akuzon pushtetin lokal për veprime të paligjshme 
Fluturime nga Nishi për në 5 destinacione
Salihu: Fjalimi i Osmanit shpresëdhënës për shqiptarët në Serbi

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i ka shkruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë.

Në letrën dërguar Kurtit, ai ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve.

Ai ka shkruar se i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës.

“Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Arifi.

COMMENTS