HomePolitikë

Ambasadori i OSBE-së përsëri në takim me përfaqësues nga Lugina

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi dhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ishin pjesë e një takimi me ambasado

„Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar”, monografi shkencore nga Fejzi Beqiri
Pajaziti: Këtu nuk është një dreq, por janë disa!
Nominimi: Arbër Pajaziti kandidat i APN-së për kryetar të Bujanocit

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi dhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ishin pjesë e një takimi me ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu.

Lidhur me takimin në fjalë ka njoftuar deputeti Kamberi përmes postimit në Facebook:

Sot takova shefin e misionit të OSBE-së, Sh. T. Ambasador Jan Braathu i shoqëruar nga kryetarja e komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafi.

Me të bashkëbiseduam për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe masat urgjente që duhet të ndërmerren nga autoritetet shtetërore.

Është e rëndësishme që të kemi komunikim të drejtpërdrejtë me diplomatë të akredituar në Beograd për të adresuar dhe dinamizuar më drejtë çështjet e Luginës së Preshevës.

COMMENTS