HomeNë fokus

Arifi pritet nga kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin. „Në vazhdimësi të takimeve tona të

Problem teknik në ngrohjen qendrore: NP “Komunalia” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve
Nagip Tashi me nismë të re për të rinjtë e Tërrnocit: Kërkon zhvendosjen e Stacionit Policor për ndërtimin e një fushe sportive
Orari i ri i fluturimeve në aeroportin e Nishit: Fluturime të lira në këto destinacione të njohura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.

„Në vazhdimësi të takimeve tona të rregullta, sot u prita nga kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti me të cilin ndajmë qëndrime të njejta se aktivitetet politike duhet t’i koordinojmë dhe bashkërendojmë.

Shfrytëzova rastin, gjithashtu, ta falemnderoj edhe për ndarjen e linjës buxhetore prej 2 milionë eurove nga Republika e Kosovës për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë“, ka shkruar pas takimit në Facebook kryetari Arifi.

COMMENTS