HomeAktuale

Shkaqet e migrimit të të rinjve sipas Pajazitit

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka fajësuar udhëheqësit e institucioneve për migrimin  e të rinjve. Përmes pos

Kryediplomati Cakaj takon deputetët nga Lugina
Futboll: KF TËRNOCI-VETERANËT E KF TËRNOCI (VIDEO)
Ja si i priti Arifi mysafirët nga Gjermania

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka fajësuar udhëheqësit e institucioneve për migrimin  e të rinjve.

Përmes postimit në Facebook, Pajaziti i ka quajtur drejtuesit komunal dhe të KKSH-së, nepotistë, keqpërdorues, uzurpatorë, etj.

Postimi i Pajazitit:

Fajtorët e zbrazjes së Bujanocit

Edhe ato pak shpresa që rinia jonë i kishte për vendlindjen po ja shuajnë ata që janë në krye të institucioneve:
1. Kryetari i komunës- nepotist i përkushtuar. Duke punësuar në forma të ligjshme dhe të paligjshme të afërmit e vet, duke ndikuar në subvencionime për familjarët, duke krijuar beneficione për klanin përreth tij…
2. Kryetari i Kuvendit-interesxhi i llojit të vet. Duke kurdisur subvencione për anëtarët më të ngusht të familjes. Duke mos qenë as i evidentuar në pagesat e shërbimeve komunale (bizneset e ngushta familjare)…
3. Zëvendësi i kryetarit të komunës-uzurpator i pronës publike. Duke mos shlyer borxhet as në “shfrytëzim prone” e as në shërbime komunale. Kauboj i Bujanocit. Për këtë nuk vlejnë ligjet sikur për të tjerët….
4. Kryetari i Këshillit Nacional-keqpërdorues i pronës publike. Duke shfrytëzuar pozitën i falet gjithçka. I shlyhen borxhet në shërbimet komunale ndërsa me mjetet e institucionit të tij subvencionon pa masë biznesin e ngusht familjar…

Kur një i ri apo një e re i sheh të gjitha këto padrejtësi, atëherë si mund ta planifikoj jetën në këtë vend?
Çfarë vlere për ata ose ato mund të ketë diploma, kur nuk janë pjesë e katërshes së sipërpërmendur?

Prej të pangopurve rinia jonë nuk mund të ec para, andaj kërkimin e një vize për në Gjermani e sheh si të vetmen zgjidhje.

Edhe sa kështu?
Derisa të vetëdijësohemi dhe derisa ta kuptojmë se kjo katërshe dhe ata përreth tyre janë shumë më pak se sa jemi ne të tjerët.

COMMENTS