HomeNë fokus

Arifi takon këshilltarët e presidentit Meta

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka pritur sot dy këshillatarë të presidentit shqiptar, Ilir Meta. "Sot, pata kënaqësinë t'i mirëpres dy kësh

Komplikime rreth formimit të koalicionit qeverisës në Bujanoc
Zyrtarët komunal pas dy ditëve dalin në terren
Koalicioni për Bujanocin vendoset në Tiranë ?

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka pritur sot dy këshillatarë të presidentit shqiptar, Ilir Meta.

“Sot, pata kënaqësinë t’i mirëpres dy këshilltarët e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Ilir Meta, z. Flamur Gashi dhe z. Tedi Blushi, të cilëve i shpreha edhe një herë mirënjohjen e thellë për angazhimin e tyre në ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në instancat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Së fundi, me ndihmën e këtyre dy këshilltarëve, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Meta dekoroi dy personalitete të njohura nga komuna e Bujanocit, Ridvan Qazimin – Komandant Lleshi dhe Llukman Halilin, me ç’rast vizituam muzeun e komandantit dhe familjen e tij, si dhe përuruam pllakën përkujtimore të Llukman Halilit të vendosur në hyrje të Bashkësisë Lokale të Tërnocit”, ka njoftuar Arifi përmes profilit të tij në Facebook.

COMMENTS