HomePolitikë

Pajaziti: Gjendja mbetet e njejtë por dallimi është se disa politikan lokal u pasuruan

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, ka rikujtuar sot protestën e zhvilluar 10 vjet më parë kundër diskriminimit të shqiptarëve n

Drejtuesit e komunës së Bujanocit priten nga presidentja Osmani
Fejton: Një tregim serbo-shqiptar: Memorandumi i ASHAS-së- Programi Strategjik Kombëtar (Pjesa 4)
Diplomati amerikan viziton zyren e KKSH-së në Medvegjë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, ka rikujtuar sot protestën e zhvilluar 10 vjet më parë kundër diskriminimit të shqiptarëve në Luginë.

Pajaziti ka theksuar se gjendja mbetet e njejtë edhe tani, kërkesat mund të jenë prap të njejta por ka shtuar se përjashtim bëjnë vetëm se disa politikanë lokal, të cilët sipas tij, vetëm se janë pasuruar.

Postimi i plotë i Pajazitit

10 vite më parë me moton “BOLL MO”, protestuam kundër diskriminimit që shteti Serb e bënte ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Sot, pas 10 viteve gjendja e shqiptarëve është edhe më e rëndë, tekstet në shkollat shqipe ende mungojnë, për shqiptarët nuk ka vend në institucionet shtetërore, mungesa e perspektivës për të rinjtë dhe pasivizimi i adresave, po e bëjnë të pashpresë këtë vend.

Politika lokale e dy dekadave të fundit vetëm se u pasurua në kurriz të qytetarëve të shkelur, herë herë ata i përdori për konsum ditor politik.

Po të protestoja sot, moton nuk do ta kisha ndryshuar, kërkesat do t’i kisha shtuar, foton e kisha lënë të njejtën, edhepse pas 10 viteve kam më pak bark, më shumë flokë të thinjura dhe më pak të drejta.

COMMENTS