HomeShoqëri

Drejtori i Emergjencës pranë QKUK-së qëndron në Bujanoc

Drejtori i Departamentit të Emergjencës pranë QKUK-së, Basri Lenjani, ka qëndruar sot në Bujanoc, ku është pritur nga kryetari i komunës, Nagip Ar

“ Momentet e fundit të Komandantit “ – Premierë ( Video )
Edhe Mustafa i KKSH-së i reagon presidentit serb
Delegacioni nga Lugina takohet me raportuesit e PE për Kosovën dhe Serbinë

Drejtori i Departamentit të Emergjencës pranë QKUK-së, Basri Lenjani, ka qëndruar sot në Bujanoc, ku është pritur nga kryetari i komunës, Nagip Arifi.

Poashtu, Lenjani ka mbajtur një ligjëratë me nxënësit e Sh.M. “Sezai Surroi”, drejtimi i mjekësisë.

“Sot, për vizitë na nderoi profesori i nderuar Basri Lenjani, drejtor i Departamentit të Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të zhvillojë një trajnim me nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” rreth lëmisë së mjekësisë emergjente.

Doktor Lenjani përvojën e tij shumëvjeçare do ta ndajë sot me nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë në Bujanoc “, ka shkruar në Facebook, kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, lidhur me vizitën e Lenjanit.

COMMENTS