HomeNë fokus

Diplomati amerikan viziton zyren e KKSH-së në Medvegjë

Kumtesa e KKSH-së Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë sot qëndroi Zyrtari Politik i  Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Ameri

Kryediplomatët Cakaj dhe Haradinaj-Stublla kërkojnë reagim ndërkombëtar
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: DITA “D” – Ofensiva e UÇPMB-së (Pjesa 27)
Nënshkruhet kontrata prej 8 milionë me Ministrinë e Novica Tonçevit

Kumtesa e KKSH-së

Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë sot qëndroi Zyrtari Politik i  Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Thomas Lee

Padyshim tema kryesore gjatë këtij takimi ishte pasivizimi i adresave të shqiptarëve në këtë Komunë, ku z.Lee i shfaqëm brengat se një gjë e tillë po ndodhë me qëllim të ndryshimit artificial të strukturës etnike të popullsisë në Medvegjë dhe Luginë të Preshevës në përgjithësi.

Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë po kthehet dalëngadalë si adresa kyçe që mbron dhe avancon çështjen e shqiptarëve të kësaj komune.  Me aktivitetet e saj vazhdimisht po tregon që është institucioni i vetëm që buron nga shqiptarët dhe flet për shqiptarët e kësaj komune dhe të drejtat e tyre.

COMMENTS