HomePolitikë

Pajaziti: Tallava koalicioni “gjithëshqiptarë” po largon nga puna ata që mendojnë ndryshe

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se nga Administrata Lokale në Bujanoc është pushuar nga puna bashkëpartiaku i tij,

Arifi i paknaqur me qasjen e KE-së ndaj pasivizimit
„Kronika nga Lugina“, libri i gazetarit Baki Rexhepi
“ Vjedhje ose vrasje “, film i të riut Isa Ismaili nga Tërnoci

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se nga Administrata Lokale në Bujanoc është pushuar nga puna bashkëpartiaku i tij, Erduan Fazliu.

Pasi ka përmendur vyrtytet e Fazliut, Pajaziti ka potencuar se nga pushteti „gjithëshqiptarë“ janë punësuar mbi 20 serbë ndërsa nuk ka hezituar që koalicioni aktual ta vlerësoj si „tallava“.

Postimi i Pajazitit:

Erduani është njëri nga anëtarët e parë të APN-së në Bujanoc, djalë i rrespektuar nga të gjithë. Kur i numëroj djemtë e mirë që kemi në parti, Erdin e numëroj 2 herë.

Erduani është viktima e radhës nga pushteti i “shqiptarëve”, sepse ai nuk nënshtrohet, nuk shitet, nuk i përulet atyre që e zhvatën për 20 vite këtë popull.

Nesër është 1 maji, dita e punëtorëve.

Nga pushteti gjithshqiptarë janë shpërblyer mbi 20 serb me kontrata pune, ndërsa Erduani shqiptar nga Bujanoci sot u largua nga puna.

Unë vetëm i uroj shëndet, sepse aftësitë që i ka ai, nuk kam dilema që Erduani din ta siguroje një pagë mujore, ai e nxjerr nga guri, thot populli. Ai politikën nuk e shef si mjet mbijetese, por si mjet ndryshimi.

#tallavapushtet

#hajantjashtë

#nepotistatjashtë

COMMENTS