HomeNë fokus

Në Bujanoc arrijnë qindra kërkesa për “provera” të adresave, policia në aksion

Në stacionin policor të Bujanocit kanë arritur qindra kërkesa për të verifikuar adresat e qytetarëve, mëson FOLonline nga burimet brenda MPB-së së

Arifi: Pajtohem me Kurtin e opozitës, por jo me Kurtin në krye të qeverisë
46 tableta për filloristët e Bujanocit
MUSTAFI:23 & 24 PRILL 1999 PËRCAKTUAN KURSIN E HISTORISË TË LUGINËS.

Në stacionin policor të Bujanocit kanë arritur qindra kërkesa për të verifikuar adresat e qytetarëve, mëson FOLonline nga burimet brenda MPB-së së Serbisë.

“ Vetëm për Tërnocin ekzistojnë rreth 100 kërkesa të tilla”, pohojnë të njejtat burime.

Nën kushtet e anonimitetit të plotë, burimet brenda MPB-së, theksojnë se tashmë kërkesat kanë filluar tu shpërndahen nëpunënsve policorë nëpër vendbanime.

“Detyrë e policëve është të shkojnë në adresat e qytetarëve të caktuar për t’i verifikuar nëse ndodhen nëpër shtëpi apo banesa ku e kanë të paraqitur vendbaninin” saktësojnë këto burime.

Sipas të njejtave burime, në mesin e përsonave që duhet verifikuar ka edhe të tillë të cilët janë identifikuar duke hyrë në Serbi por me vetura me targa kosovare.

Kujtojmë se subjektet politike shqiptare, institucionet dhe personalitetet publike pasivizimin e deritanishëm të adresave të shqiptarëve të Luginës e kanë konsideruar si veprim të qëllimshëm të autoriteteve serbe për të zvogluar popullsinë shqiptare në këtë rajon, ndërsa zyrtarët shtetëror këtë veprim e shohim si diçka që përkon me suazat ligjore.

 

 

 

COMMENTS