HomeNë fokus

SHEFI I ZYRËS NDĒRLIDHËSE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË BEOGRAD VIZITON BUJANOCIN

Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd ka vizituar komunën e Bujanocit, ku është pritur nga kryetari i komun

Konkurs për praktikën profesionale në institucione qëndrore
Cilat ditë do të ketë përsëri reshje dhe si do të jetë moti?
Filloristët e klasave të ulëta megjithatë në shkollë

Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd ka vizituar komunën e Bujanocit, ku është pritur nga kryetari i komunës Nagip Arifi.

Gjatë takimit, në frymë vëllazërore u diskutuan temat aktuale në Bujanoc dhe rajon, dhe edhe kësaj here u sigurua mbështetja e Republikës së Kosovës për qytetarët e komunës së Bujanocit.

Kryetari Arifi shfrytëzoi rastin që edhe gjatë këtij takimi ta falemnderojë Qeverinë e Republikës së Kosovës për ndihmën financiare për sanimin e dëmeve gjatë vërshimeve, njofton faqja zyrtare e komunës.

COMMENTS