HomeNë fokus

OSBE dhe UNHCR përkrahin vendimin e KK të Bujanocit

Misioni i OSBE-së dhe ai i UNHCR-së me një letër drejtuar krerëve institucional të Bujanocit kanë përshëndetur vendimin e Kuvendit Komunal për ban

Marrëveshje bashkëpunimi midis Fakultetit Ekonomik dhe Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi
Me vendim politik për parandalimin e shqiptarëve në parlament
Ngritet aktakuzë për korrupsion kundër kryetares së komunës së Preshevës – Ardita Sinani

Misioni i OSBE-së dhe ai i UNHCR-së me një letër drejtuar krerëve institucional të Bujanocit kanë përshëndetur vendimin e Kuvendit Komunal për banesat e komunitetit rom.

Lajmin e ka bërë publik faqja zyrtare e komunës në Facebook duke sjellur edhe përmbajtjen e letrës:

OSBE DHE UNHCR NË PËRKRAHJE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE PËR RASTET SOCIALE

Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Përfaqësia e UNHCR-së në Serbi në një letër të përbashkët iu kanë drejtuar kryetarit të komunës së Bujanocit z.Arifi dhe kryetarit të Kuvendit komunal z.Ramadani, ku shprehur mbështetjen e tyre në lidhje me ndërtimin e banesave familjare për familjet në nevojë sociale.

Në vijim po postojmë letrën e tyre, derisa përmbajtjen origjinale në gjuhën angleze e keni në foton më poshtë:

Të nderuar z.Arifi dhe z. Ramadani,

Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Përfaqësia e UNHCR-së në Serbi dëshirojnë t’ju përgëzojnë për përpjekjet tuaja të suksesshme në dorëzimin e propozim-projektit për Strehim Social për të aplikuar për fondet e Bashkimit Europian.

Shprehim kënaqësinë tonë që Kuvendi i Komunës së Bujanocit, në seancën e mbajtur më 17.02.2021, miratoi Vendimin për ndarjen e tokës për ndërtimin e banesave familjare për familjet në nevojë sociale.

Ju falënderojmë juve, këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe koalicionin qeverisës për gatishmërinë tuaj për të zgjidhur çështjen e strehimit të familjeve Rome që kanë jetuar në qendrën kolektive “Salvatore” në kushte të mjerueshme për 22 vite me radhë. Po ashtu, e vlerësojmë shqetësimin tuaj për mirëqenien e familjeve në nevojë në komunën tuaj. Angazhimi juaj për të zgjidhur këtë çështje të rëndësishme demonstron lidershipin tuaj politik dhe solidaritetin tuaj të thellë.

Edhe përkundër reagimeve negative dhe keqinformimin e përhapur nga disa në lidhje me këtë Vendim, ne jemi të bindur që do të keni sukses në informimin e drejtë të qytetarëve të rajonit se kjo është një mundësi unike për të përmirësuar kushtet e jetesës së familjeve Rome që jetojnë në qendrën kolektive “Salvatore” dhe të familjeve të cenuara në mesin e popullatës lokale. Gjithashtu, mbështetemi në përpjekjet tuaja që t’i sqaroni opinionit të gjerë se ky projekt do të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie që bazohet në tolerancë ndëretnike dhe që është e rrënjosur në parimet themelore të të drejtave të njeriut.

Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Përfaqësia e UNHCR-së në Serbi mbeten të përkushtuar për të ndihmuar Komunën tuaj në përpjekjet për të zgjidhur çështjet sociale që janë të rëndësishme për mirëqenien dhe zhvillimin e të gjithë komunitetit.

Me respekt,
______________________
Jan Braathu
Ambasador,
Kryeshef i Misionit të OSBE-së ne Serbi

_______________________
Francesca Borelli
Përfaqesuese e UNHCR në Serbi

COMMENTS