HomeShoqëri

Lehtësira për familjarët gjatë varrimit

Foto: Luginalajm.com Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tash e tutje do t’i dal në ndihmë familja

Studiuese nga Shqipëria vizituan Ambasadën shqiptare në Beograd, në fokus bashkëpunimi akademik
Mundësi për idetë inovative tek të rinjtë
Imunizohen Nagip Arifi dhe Enver Ramadani

Foto: Luginalajm.com

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tash e tutje do t’i dal në ndihmë familjarëve të cilëve i vdes ndonjë i afërm duke u siguruar pajisjet përcjellëse të domosdoshme gjatë varrimit.

Edhepse shërbimi është me pagesë, megjithatë kjo nënkupton një brengë më pak për të afërmit.

Njoftimi i KBI-së:

NJOFTIM

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc njofton besimtarët e komunës së Bujanocit se nga tash:
Siguron të gjitha nevojat që kanë të bëjnë me përgatitjen e kufomës si: qefinin, drrasat dhe shenjat nga drrasa ku shkruhet emri i rahmetlisë.

Çmimi komplet i drrasave dhe qefinit është 70 euro ( 50 euro drrasat, kurse 20 euro qefini )

KBI në Bujanoc këtë e organizon për t’ua lehtësuar besimtarëve varrimet e të afërmve të tyre..
duke patur parasysh vështirësitë që po ballafaqohen shumë prej tyre në rastet e vdekjeve.

Numrat kontaktiv:
062 – 469 512 dhe
063 – 860 0781

COMMENTS