HomeShoqëri

Shpërndahen pakot për nxënësit me nevoja të veçanta, paralajmërojen dhuratat jubilare për mësimëdhënësit

Komuna e Bujanocit përmes faqes zyrtare në Facebook ka njoftuar për shpërndarjen e paketave nga ana e kryetarit Nagip Arfrifi për nxënësit me nevo

Kosovarët “vërshojnë” Bujanocin për tu vaksinuar kundër Covidit
Deklarimet nga zyrtarët policorë dhe të prokurorisë, regojnë Kamberi dhe Lutfiu
Sot përfundon viti shkollor

Komuna e Bujanocit përmes faqes zyrtare në Facebook ka njoftuar për shpërndarjen e paketave nga ana e kryetarit Nagip Arfrifi për nxënësit me nevoja të veçanta si dhe ka paralajmëruar ndarjen e çmimeve jubilare për të punësuarit në arsim.

Në vazhdim ju sjellim dy njoftimet e komunës së Bujanocit:

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot gjatë ditës ka shpërndarë paketa për të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta që ndjekin mësimin fillor dhe të mesëm në komunën e Bujanocit. Këto dhurata po jepen në prag të përfundimit të gjysmëvjetorit të parë.
Kategoria e personave me nevoja të veçanta kërkon angazhim dhe përkujdesje më të madhe, dhe për këtë shkak komuna e Bujanocit ka angazhuar rreth 30 asistentë personal që merren kryesisht me zhvillimin dhe aftësimin e personave në fjalë.

Komuna e Bujanocit do të vazhdojë ta përkrahë këtë kategori personash edhe në të ardhmen në mënyra konkrete për t’i integruar në shoqërinë tonë.

______________________________________

Njoftohen të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të Çerdhes së Fëmijëve të komunës së Bujanocit se për nderë të përvojës së punës për 10, 20, 30 dhe 35 vjetorin e tyre, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka urdhëruar shpërblimet jubilare që kapin shumën prej 4.113.747 din. ( 34.860 €).

Pas rishikimit të buxhetit që pritet të mbahet nesër, shpërblimet jubilare do t’u jipen edhe mësimdhënëse të dy shkollave të mesme.
Urime!

COMMENTS