HomeNë fokus

Marrëveshja e sotme defilim politik për një grusht votash

Organizata e Veteranëve të UÇPMB-së ka kritikuar qasjen e sotme të Ministrive për Punë të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë me rastin e marrëveshj

BSK kalon në Ligën e Dytë të futsallit
Zgjerohet koalicioni në Preshevë, bashkangjitet UDSH
Arifi thumbon Salihin: Po rri në kafe, s’po vjen me raportu

Organizata e Veteranëve të UÇPMB-së ka kritikuar qasjen e sotme të Ministrive për Punë të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë me rastin e marrëveshjes për Medvegjën.

Përmes postimit në Facebook, kjo organizatë ka theksuar se Lugina nuk është çështje e politikës së jashtme por problem i brendshëm i Kosovës dhe Shqipërisë.

Poashtu, theksohet se ngjarja e sotme më tepër ngjan në një defilim politik të liderëve të Luginës sa për një grusht vota.

Postimi i plotë:

Lugina e Preshevës nuk është politik e jashtme

Lugina e Preshevës nuk është politikë e jashtme as e Shqipërisë e as e Kosovës por është çështje e brendshme e të dyja shteteve. Defilimi për disa marrëveshje e disa prej liderëve të luginës për ti siguruar poena politik me afat skadimi nuk paraqet unitetin shqiptar. I vetmi që heshturazi me punë e pa fjalë i ka ndihmuar Luginës është Ministri Selimi. Ndihma e tij si shef stafi i

Kryeministrit Haradinaj, vizita e tij historike në Preshevë, sistemimi i praktikantëve te Bujanocit, ndryshimi i Ligjit që Lugina të mund të kryejë provimin e jurisprudencës, bashkimi i faktorit të UÇPMB-së në mbrojtje te vlerave të luftës, ndihma financiare për degën e gjykatës janë ndihma reale të mbijetesës Shqiptare. Lugina nuk është temë për një grusht votash por është jetike për mbijetesë.

COMMENTS