HomeKoronavirusi

Korona te “ Krivollaktë “ në Tërnoc ? Dy vllezër vdesin brenda 48 orëve, tre familjarë tjerë në spital

Dy vllezër të vdekur, njëri i moshës 78 dhe tjetri 62 vjeç është bilansi tragjik i një familjeje në lagjen “ Krivollak “ të Tërnocit. FOLonline nga

Shpallen rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shqiptarët me një mandat
Më 7 maj Kuvendi i elektorëve për zgjedhjen e përbërjes së re të KKSH-së
Nisin nënshkrimet edhe për Parlamentaret, PVD fillon nga dita e nesërme


Dy vllezër të vdekur, njëri i moshës 78 dhe tjetri 62 vjeç është bilansi tragjik i një familjeje në lagjen “ Krivollak “ të Tërnocit.
FOLonline nga burime të sigurta merr vesh se dyshohet që shkaktar i vdekjeve është virusi COVID 19. Vëllezërit kanë ndrruar jetë në njërën nga klinikat e spitalit të Nishit në brendi të 48 orëve.
Poashtu, burimet theksojnë se vëllau i tretë i të të ndjerëve ndodhet në spitalin e Surdulicës kurse dy familjarë tjerë të gjinisë femërore në klinikën infektive në spitalin regjional të Vranjës.
Sipas këtyre burimeve, gjendja momentale e pacientëve është stabile.
Deri më tani numri i vdekjeve në komunën e Bujanocit sipas raporteve zyrtare ka arritur në 13-të, ndërsa të infektuar deri në ditën e djeshme kanë qenë gjithsejt 140 persona.
Megjithatë, numri i të infektuarve supozohet të jetë shumë më i madh ngase individ të shumtë po mjekohen në qendrat spitalore të Kosovës, në ordinancat private dhe në shtëpi private.

COMMENTS