HomeAktuale

Arifi takon drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe ata të shkollave

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka takuar sot në takime të ndara drejtorët e ndërmarrjeve publike si dhe ata të shkollave, shkruan FOL

Junuzi: Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve
Dezinfektohen shkollat, të gatshme për vitin e ri mësimor
Hyrja e shtëpisë së kulturës me pamje të re


Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka takuar sot në takime të ndara drejtorët e ndërmarrjeve publike si dhe ata të shkollave, shkruan FOLonline.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka bërë të ditur se nga drejtorët është njoftuar për gjendjen në ndërmarrjet ku për themelues është komuna si dhe për situatën në arsim pas situatës së pandemisë.
Poashtu, kryetari i komunës ka theksuar se të sipërpërmendurit i ka njoftuar me gjendjen në komunë, sidomos në aspektin finansiarë.

Postimi i plotë i Arifit:

Gjatë ditës së sotme zhvillova takime të ndara me drejtorët e ndërmarrjeve publike ku themelues është Kuvendi Komunal dhe me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, ku nga afër u informova rreth mbarëvajtjes së punës dhe problemet në këto institucione.

Gjendja e rëndë financiare në komunë e shkaktuar viteve të fundit ka sjellur probleme të njëpasnjëshme edhe në funskionimin e rregullt të institucioneve në fjalë dhe projekte të parealizuara.

Nga ana ime i njoftova rreth prioriteteve të vetqeverisjes lokale për zhvillimin e komunës së Bujanocit. Theksova problemet dhe bllokadat financiare me të cilat e kam gjetur komunën, por u zotova se me rebalans të buxhetit, të cilin do ta bëjmë në një kohë sa më të afërt, së bashku do të mundohemi që të bëjmë zgjidhje në këtë drejtim duke qenë më të përgjëgjshëm dhe më efikas.

Gjithashtu, me drejtorët u dakorduam se situata e COVID – 19 na ka sjellur në një gjendje krejtësisht të re, sidomos në arsim, ku sa më shpejt që është e mundur duhet t’ju përshtatemi mësimit në distancë, si nevojë e kohës.

COMMENTS