HomeAktuale

Nga ora 21:00 mbyllen kafiteritë, restorantet, objektet shërbyese, lojërat e fatit…

Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka marrë vendim që duke filluar nga dita e nesërme ( 29.07.2020 ) të hyjë në fuqi vendi

Ramadani takon zyrtarët kosovarë
Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit Komunal, subjektet shqiptare në tentimin e fundit për koalicion
Nga 20.000 dinarë për nxënësit më të dalluar të gjeneratës


Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka marrë vendim që duke filluar nga dita e nesërme ( 29.07.2020 ) të hyjë në fuqi vendimi për mbylljen e kafiterive, restoranteve, objekteve hotelierike shërbyese dhe lojërave të fatit nga ora 21:00 deri në ora 05.00, përfshitë edhe verandat,raporton FOLonline.
Poashtu, ky organ ka marrë qëndrim që të rrisë kapacitetet e inspekcioneve me qëllim të zbatimit të të gjitha masava në fuqi.


Takimi i sotëm i Shtabit u karakterizua nga disa konfuzione nga të pranishmit lidhur me atë se kush është përgjegjës për ndëshkimin e atyre që nuk i rrespektojnë masat epidemiologjike.
Pas zgjedhjes së institucioneve të reja, seanca e sotme u udhëhoq për herë të parë nga kryetari i komunës Nagip Arifi i cili me automatizëm është edhe Komandant i Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme.

COMMENTS