HomeAktuale

Nenad Mitroviq: Nagip Arifi më ka gënjyer dhe e ka shkelur marrëveshjen

Lideri i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, e ka quajtur sot kryetarin e komunës së Bujanocit gënjeshtar, shkruan FOLonline. „ Nga përvoja me Arifi

Bujanoci së shpejti rishikon buxhetin e vitit 2024
ZYRA PËR TË RINJ ORGANIZON TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL
Kryediplomatja Haradinaj takon deputetin Kamberi

Lideri i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, e ka quajtur sot kryetarin e komunës së Bujanocit gënjeshtar, shkruan FOLonline.
„ Nga përvoja me Arifin them se ai më ka gënjyer dhe se e ka shkelur marrëveshjen që e kishim për koalicion „, ka thënë Mitroviq për portalin „ Bujanovaçke „, duke e komentuar mundësinë për përfshirjen e subjektit të tij në shumicën qeverisëse lokale.
Mitroviq ka thënë se deklaratat e Arifit se dyertë për serbët janë të hapura po bëhen vetëm për qëllime të politikës ditore.
„ Nuk kemi të bëjmë me tren dhe të futemi në të gjithnjë që hapen dyertë „, ka thënë ndër të tjera Mitroviq.
Ndryshe, para takimit të Tiranës ishte arritur koalicioni PD, SNS, LPD, por pas ftesës urgjente nga kryediplomati shqiptar Gent Cakaj gjërat ndryshuan skajshmërisht dhe erdhi deri tek formimi i shumicës shqiptare.

COMMENTS