HomeAktuale

Komunalia me kryetar të Organit të Përkohshëm

Kuvendi Komunal i Bujanocit ka emëruar sot për kryetar të Organit të Përkohshëm të N.P. "Komunalia ", Ruzhdi Halilin, kuadër i Partisë Demokratike,

Arifi i paknaqur me qasjen e KE-së ndaj pasivizimit
Ka nisur asfaltimi i rrugës Muhoc- Zarbicë
Ja sa persona janë infektuar në Bujanoc nga shpërthimi i pandemisë


Kuvendi Komunal i Bujanocit ka emëruar sot për kryetar të Organit të Përkohshëm të N.P. “Komunalia “, Ruzhdi Halilin, kuadër i Partisë Demokratike, raporton FOLonline.
Halili morri votat e 25 këshilltarëve shqiptarë në seancën e dytë të organit legjislativ të komunës së Bujanocit.
Nën kryesimin e kryetarit, Enver Ramadani, Kuvendi Komunal verifikoi mandatet e tre këshilltarëve të rinj.
Ndërsa sipas detyrës zyrtare janë bërë edhe ndryshime në Shtabin për Situata Emergjente, pjesë e së cilit bëhen kryetari Nagip Arifi dhe zv/ kryetari Shqiprim Musliu.
Në seancën e sotme nuk ishin prezent këshilltarët nga subjektet politike serbe.

Për shkak të gjendjes së pandemisë edhe takimi i sotëm i KK është mbajtur në shtëpinë e kulturës.

COMMENTS