HomeAktuale

Bashkësia e Lokale e Tërrnocit e gatshme për „ Ditët e Komandant Lleshit „

Bashkësia Lokale e Tërrnocit është takuar sonte me qëllim të organizimit të manifestimit tradicional „ Ditët e Komandant Lleshit „, shkruan Folonlin

Orari mbetet i njejtë: Kafiteritë deri ora 20:00, marketet deri në 21:00
Veli Mustafa zgjidhet kryetar i Degës së APN-së në Preshevë
Ja masat e reja nga dita e sotme


Bashkësia Lokale e Tërrnocit është takuar sonte me qëllim të organizimit të manifestimit tradicional „ Ditët e Komandant Lleshit „, shkruan Folonline.com.
Përfaqësuesit e Bl-së kanë diskutuar për agjendën e manifestimit në prag të 19 vjetorit të rënies së Ridvan Qazimit- Komandant Lleshit.
Nga takimi u njoftua se Këshilli Organizativ së shpejti do ta bëjë publike agjendën në fjalë.

Komandat Lleshi u vra nga forcat serbe të sigurimit më 24 maj të vitit 2001 në vendin e qujatur „ Gurët e buajve „ mbi Tërrnoc.
Ai ishte njëri nga komandantët kryesorë të UÇPMB-së dhe shef i Grupit Nagociator nga pala shqiptare në bisedimet për arritjen e paqes.
Përveç se luftëtarë i UÇPMB-së dhe UÇK-së, Lleshi ishte edhe organizator i shumë aktiviteteve humanitare, kulturore dhe sportive që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

COMMENTS