HomePolitikë

APN për gjithë përfshirje në KKSH

Komunikatë e Alternativës për Ndryshim Sonte është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Përgjithshme e Alternativës për Ndryshim, ku pika kryesore e

Arifi në takim me shefin e zyres ndërlidhëse të OSBE-së
Komuna e Bujanocit me orar të zgjatur për mërgimtarët – kërkohet i njëjti angazhim edhe nga policia
Rexhepi falënderon shefin e Zyrës së OSBE-së në Bujanoc

Komunikatë e Alternativës për Ndryshim

Sonte është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Përgjithshme e Alternativës për Ndryshim, ku pika kryesore e diskutimit ishte Këshilli Kombëtar Shqiptar, qëndrimi ynë, pas rivotimit në 2 njësi zgjedhore dhe përfundimi i numërimit të tyre.

Kryesia njëzëri vendosi se: Qëndrimi i Alternativës për Ndryshim është i qartë: vullneti i qytetarëve, rezultati zgjedhor dhe parimi i respektimit të fituesit duhet të jenë baza mbi të cilën ndërtohet funksionimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ne angazhohemi për një KKSH gjithëpërfshirës, ku bashkëpunimi, përgjegjësia dhe profesionalizmi të jenë mbi çdo interes të ngushtë partiak.

Fryma e bashkimit duhet të vazhdojë dhe të forcohet, duke ruajtur partneritetin me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe faktorin ndërkombëtar.

Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk duhet të shndërrohet në një arenë për ndarjen e posteve dhe privilegjeve, por duhet të jetë një institucion i fuqishëm në mbrojtje të identitetit kombëtar, avancimit të të drejtave dhe përfaqësimit dinjitoz të Shqiptarëve.

Alternativa për Ndryshim beson se interesi kombëtar duhet të jetë mbi çdo interes partiak.

Sepse KKSH-ja është e shqiptarëve dhe duhet të punojë për Shqiptarët 🇦🇱

COMMENTS