HomePolitikë

Levent Qazimi kandidat nga APN për kryetar të KKSH

Alternativa për Ndryshim ka nominuar Levent Qzimin për kryetar të KKSH-së për zgjedhjet e 8 nëntorit. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së

Fillon zbatimi i projektit “Përmes dialogut drejt bashkimit” në Bujanoc
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe KKSh-së
Shqipëria përkrah 3 projekte në Luginë

Alternativa për Ndryshim ka nominuar Levent Qzimin për kryetar të KKSH-së për zgjedhjet e 8 nëntorit.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, njëkohësisht edhe i degës së APN-së për këtë komunë, Arbër Pajaziti.

Postimi i Pajazitit :

Sonte, nga subjekti ynë politik, Alternativa për Ndryshim, kemi nominuar Levent Qazimin si bartës të listës dhe kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH),

Çdo fjalë për personalitetin e Leventit do të ishte e tepërt. Përveç trashëgimisë së tij historike dhe patriotike, ai ka dëshmuar pjekuri të lartë politike e institucionale. Mbi supet e tij ka bartur shumë angazhime dhe përgjegjësi, të cilat i ka përmbushur me sukses, përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.

Me rikandidimin e Levent Qazimit, jo vetëm që i japim mbështetje një figure me vlera të dëshmuara, por edhe kontribuojmë në korrigjimin e padrejtësisë që iu bë në zgjedhjet e kaluara për KKSH-në.

Më 8 nëntor, vota jonë duhet të jetë një mesazh i qartë: ne votojmë për të ruajtur historinë dhe identitetin tonë kombëtar, por edhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës.

Levent Qazimi përfaqëson lidhjen mes trashëgimisë sonë kombëtare, përvojës institucionale dhe vizionit për të ardhmen. Prandaj, më 8 nëntor, të bashkohemi rreth kësaj kandidature dhe ta mbështesim me votën tonë!

COMMENTS