Në Samolicë u mbajt sonte tubimi qendror zgjedhor i Koalicionit Shqiptar, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
Në Samolicë u mbajt sonte tubimi qendror zgjedhor i Koalicionit Shqiptar, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
Para të pranishmëve folën kandidatët për deputetë dhe përfaqësues të tjerë politikë, të cilët theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes sa më të madhe të qytetarëve në votime dhe të mbështetjes së listës së përbashkët shqiptare.
Bartësi i listës, Shaip Kamberi, dhe kandidati pasues, Visar Memeti, vlerësuan se bashkimi politik i shqiptarëve duhet të dëshmohet edhe përmes votës, me qëllim të sigurimit të përfaqësimit sa më të madh shqiptar në parlamentin e Serbisë.
Gjatë tubimit u diskutua edhe për diskriminimin me të cilin përballen shqiptarët, duke u theksuar nevoja për zgjidhje konkrete dhe përfaqësim më të fuqishëm institucional si hapa të rëndësishëm në adresimin e këtyre problemeve.
Në fjalimet e mbajtura u komentuan edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilat përfaqësuesit politikë thanë se pasqyrojnë shqetësimin ndaj bashkimit të shqiptarëve.
Një pjesë e mesazheve iu kushtua gjithashtu rëndësisë së bashkëpunimit me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe intensifikimit të lobimit ndërkombëtar për çështjet që prekin shqiptarët e Luginës.
Koalicioni Shqiptar u formua pas marrëveshjes së arritur ndërmjet përfaqësuesve politikë shqiptarë, me iniciativën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me synimin për të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.


COMMENTS