HomeNë fokus

Hapen grupet e reja parashkollore (video)

Komuna e Bujanocit ka hapur tri grupe të reja parashkollore, dy në gjuhën shqipe në Bujanoc dhe një në gjuhën serbe në Klenik. Lajmin e ka bërë

Arifi takon përfaqësuesit e romëve nga Bujanoci
Pajaziti:Njëfarë marrëveshje u arrit edhepse nuk u nënshkrua ajo
Si u la pas dore Malësia e Bujanocit?

Komuna e Bujanocit ka hapur tri grupe të reja parashkollore, dy në gjuhën shqipe në Bujanoc dhe një në gjuhën serbe në Klenik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, i cili e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për komunën dhe veçanërisht për fëmijët.

Sipas Pajazitit, hapja e grupeve të reja u mundëson dhjetëra fëmijëve të përfitojnë nga edukimi parashkollor dhe të rriten në kushte më të mira.

“Sot shënuam një arritje të madhe për Bujanocin dhe, mbi të gjitha, për fëmijët tanë”, ka shkruar Pajaziti, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të kapaciteteve parashkollore.

Ai ka bërë të ditur se komuna do të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e kushteve dhe krijimin e mundësive më të mira për fëmijët.

Video:

COMMENTS