Njoftim i MEPJ i Republikës së Shqipërisë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet arritjen e marrëveshjes për paraqitjen e një lis

Njoftim i MEPJ i Republikës së Shqipërisë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet arritjen e marrëveshjes për paraqitjen e një liste të përbashkët të partive dhe subjekteve politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi dhe përgëzon të gjithë faktorët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës për përgjegjshmërinë, pjekurinë politike dhe vizionin që dëshmuan me këtë vendim.
Ky veprim përcjell një mesazh të qartë: interesat e shqiptarëve mbrohen më mirë kur përfaqësimi i tyre politik është i bashkuar, i koordinuar dhe i vendosur. Përfaqësimi dinjitoz dhe efektiv në institucionet e vendit ku jetojnë kërkon unitet, përgjegjësi dhe një qëndrim të përbashkët për çështjet që prekin drejtpërdrejt të drejtat, mirëqenien dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e #Preshevës.
Kjo listë e përbashkët duhet të shërbejë si dëshmi se kur bashkohet zëri politik, forcohet përfaqësimi; dhe kur forcohet përfaqësimi, mbrohen më mirë interesat e qytetarëve dhe rritet pesha e tyre në proceset vendimmarrëse.
Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfaqësimin e tyre të drejtë, barazinë e plotë para ligjit, si dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të komunitetit shqiptar.
COMMENTS